Rrihen dy të rinj shqiptarë nga pjesëtarë të “Civilna Zastita”?!

0

Dy të rinj shqiptarë janë rrahur mbrëmë rreth orës 22:30 nga pjesëtarë të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata pasi kanë kaluar urën kryesore të Ibrit, janë sulmuar nga një grup prej 6-7 personash pjesëtarë të ‘Civilna Zastita’-s, të cilët bëjnë rroje në këtë pjesë të qytetit, me ç’rast kanë pësuar lëndime nëpër pjesë të ndryshme të trupit.

Njëri nga mantelbardhët në emergjencën e QKUK-së në Mitrovicë, i cili nuk ka dashur ta bëjë emrin publik, ka konfirmuar për Kosovapress, se të mërkurën mbrëma rreth orës 23:00 në këtë repart ka kërkuar ndihmë Burim Muhaxheri (94).

Ai tha se viktima ka ardhur i gjakosur me lëndime kryesisht në kokë, ndërsa kishte sqaruar se ishte rrahur nga disa serbë në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, pas ofrimit të ndihmës së parë, viktima është dërguar në spitalin kryesor të Mitrovicës.

Burimet e Kosovapress-it kanë thënë se viktima tjetër e këtij incidenti, me lëndime më të lehta, është Amir Muhaxheri (95), me gjasë familjar i të parit, por që nuk ka dashur të kërkojë ndihmën mjekësore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com