Rrëzon biciklistin, ik nga vendi i ngjarjes
14:59 | 28 Mars 2016
Në fshatin Letovicë, komuna e Bujanocit një shoferi i veturës ka goditur një biciklist, ditën e shtunë pak pas orës 17. Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhë në rrugën për fshatin Raincë. Policia nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth kësaj ngjarje për shkak të hetimeve dhe zbardhjes së rastit. Sipas të dhënave jozyrtare, shoferi pasi goditi biciklistin ka ik nga vendi i ngjarjes. Biciklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndihmën e parë e ka marrë në urgjenë dhe pastaj është liruar në shërim shtëpiak.

Alesia Bami