Rrezikohet Ndryshimi Demografik në Komunën e Preshevës

0

Aprovimi i Planit Aksional Lokal për periudhën e 2017 – 2021, nga përfaqësuesit politikë dhe ata të shoqërisë civile shihet si rrezik për ndryshime demografike në Preshevë, ku mbi 96% e popullatës është shqiptare.

Në brendi të planit thuhet se përveç emigrantëve nga Lindja e Mesme, të rehabilitohen edhe të zhvendosurit intern brenda territorit te ish-Jugosllavisë  me çka nënkuptohet edhe serbët e shpërngulur nga territori i Republikës së Kosovës.

“Anëtarët e Këshillit tonë komunal e kanë lëshuar mbledhjen dhe nuk e kanë pranuar një gjë të tillë”, tha  për televizionin publik Ardita Sinani kryetare e PVD-së në Preshevë.

Këto dokumente në preambulën e saj edhe në kuadër të Planit të saj Aksional për kultivimin dhe mbledhjen e serbëve paramilitarë në territorin e Kosovës e kanë përpiluar në kabinetin  ministrit për Punë Sociale vitin e kaluar Aleksandër Vulin”, tha Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së.

E Belgzim Kamberi nga KMLDNJ thotë se Plani Aksional është miratuar nga Këshilli Komunal pa transparencë të mjaftueshme, ndërkohë që miratimit të tij është dashur që t’i prijë një diskutim i gjerë publik.

“Duke pasë parasysh çështjen e ndjeshme të këtij plani, i cili respektivisht mund të ndikojë edhe në përbërjen demografike të Komunës së Preshevës, një problem i parë është qe ky plan është aprovuar vetëm nga ekzekutivi dhe nuk e ka përfillur ende Kuvendi komunal”, tha Kamberi. /21Media

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com