Rrezikohet funksionimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar

0

Këshillit Kombëtar Shqiptar është i indinjuar dhe reagon ashpër me mënyrën e ndarjes së buxhetit nga Qeveria e Serbisë, për këtë institucion që përfaqëson interesat e shqiptarëve që administrohen nga Serbia.

KKSH JonuziZëvendëskryetari dhe kryetari i Organit Ekzekutiv, Zejni Fejzullahu dhe Shukri Ymeri kanë marrë pjesë në takimin e Këshillave Kombëtare të Pakicave Nacionale të ftuar nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në kuadër të Qeverisë së Serbisë ku janë njoftuar me ndarjen e mjeteve financiare. Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga 16.5 milion ka rënë në 13.2 milion dinar që me vendimin e fundit për ta zvogluar për vitin 2015 në 12.5 milion dinar me vendimin e fundit mbi ndarjen e donacioneve për Këshillat Kombëtare të Pakicave Nacionale. Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatë të thellë nga se me këtë vendim mbi ndarjen e mjeteve financiare, Qeveria e Republikës së Serbisë seriozisht ka rrezikuar funksionimin e këtij institucioni. Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër kundrejt diskriminimit institucional që po shfryhet mbi këtë institucion duke pamundësuar dhe vështirësuar edhe gamën e veprimit. Ndarja e mjeteve financiare bëhet përmes tri parimve: 1/3 ndahet në mënyr proporcionale për të gjitha Këshillat, 1/3 sipas numrit të institucioneve që bien në fushëveprimin e Këshillit përkatës dhe 1/3 sipas numrit të banorëve të pakicës përkatëse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga Enti për Statistika të Republikës së Serbisë. Parimi i fundit dhe formimi i një këshilli më shumë, ka ndikuar eksluzivisht në ndarjen e mjeteve financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Pas zgjedhjeve të mbajtura të 26 tetorit Këshilli Kombëtar Shqiptar është konstituar me afro 14 mijë vota. Ky proces dëshmoi se ka më shumë shqiptar se sa pretendohet nga Enti i Statistikave të Sërbisë, 5.806 shqiptar. Mbi këtë bazë këtë mandat nga 29 ulëse është zvogluar në 15 anëtar numri i anëtarëve te Këshillit Kombëtar Shqiptar. Për deri sa vendimi për bojkot të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 ishte marrë unanimisht nga spektri politik që tubon shqiptarët e Luginës, ndërkohë që për sanksionim është shënjestruar vetëm Këshillit Kombëtar Shqiptar. Edhe pse Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet i vendosur në realizimin e objektivave dhe misionit të vetë duke patur parasysh problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët me sistemin shtetëror, përkatësisht mangësitë në realizimin e të drejtave të tyre. Vendimi i fundit mbi ndajen e mjeteve financiare me këtë nivel, janë të pa mjaftueshme për një funksionim optimal sipas standardeve dhe ligjit që kërkon. Këshillat Kombëtare të Pakicave Nacionale sipas legjislacionit serb, njërën nga format e financimit, përveç ndarjes së mjeteve financiare nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe organizimit të vetqeversijeve lokale ku ajo pakicë kombëtare shtrihet, e kanë përmes ndihmave që sigurojnë shtetet amë të cilëve u përkasin pakicat në fjalë. Hungarezët, kroatët, sllovakët, rumunët, maqedonasit dhe shumë pakica të tjera që administrohen në Serbi, për ruajtjen, zhvillimin dhe avancimin e identitetit kombëtar në vazhdimësi ndihmohen nga shtetet e tyre amë dhe shtrihen në komuna që janë më shumë të zhvilluara. Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe pse iu është drejtuar me kërkesë zyrtare që të futen në linja buxhetore, nuk ka përfituar ndonjë ndihmë as nga Republika e Kosovës e as nga ajo e Shqipërisë. Ndërkaq, edhe ndarja e mjeteve financiare për këtë institucion nga komunat përkatëse është mbrenda mundësive minimale e që njihen si komunat më të pa zhvilluara në Serbi, përderi sa Trupi Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në asnjë moment nuk e ka pa të arsyshme për të financuar aktivitetet dhe veprimatarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ndërsa, edhe ngarkesa e administrates së Këshillit Kombëtar Shqiptar e ka bllokuar dhe e ka bërë jo funksional për më tutje. Këshilli Kombëtar Shqiptar është një mekanizëm inkurajues për zbatimin e ligjeve përkatëse ashtu edhe në mbrojtje të të drejtave elementare për shqiptarët në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, thuhet në kumtesën e KKSH./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com