Rrëmbehet shqiptari nga Lugina, prangosen dy të dyshuar
13:12 | 01 Shkurt 2018

Në Gjilan janë arrestuar dy persona të cilët një qytetarë shqiptarë nga Lugina e Preshevës me dhunë e kanë futur në veturë duke tentuar ta rrëmbejnë. Megjithatë viktima kishte arritur që të hapte derën e veturës dhe të kërcente nga vetura. Gjilan – Në rrugën “Avdullah Tahiri”, në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishin futur me dhunë në veturën e tyre viktimën mashkull shqiptar shtetas i Serbisë. Viktima kishte arritur që të hapte derën e veturës dhe të kërcente nga vetura. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje njoftoj policia e Kosovës. Sipas disa burimeve bëhet fjalë për një qytetarë nga Lugina e Preshevës, prë të cilin policia e Kosovës ende nuk ka dhënë asnjë detaj.
Edlira Rukaj