Rrëmbehet djali problematik i familjes Sekiraqa, e pabesueshme çka bëri familja për ta shpëtuar

0

Të martën pas mesnatës, djali problematik i familjes Sekiraqa, Lirimi 20 – vjeçar, u fut në veturë dhe u rrëmbye nga dy shtetas të Shqipërisë, edhe ata të rinj në moshë.

Vjedhja e lëndëve narkotike dyshohet të jetë arsyeja e rrëmbimit të tij. Sekiraqa arriti të lirohej nga rrëmbyesit në këmbim të pesë mijë eurove, por jo edhe nga Policia e Kosovës. Edhe pse i ri në moshë dyshohet se e kaluara e tij lidhet me shitje, blerje e shpërndarje të substancave narkotike.

Gazeta Express mëson se Erind Dobra 27 vjeç dhe Demir Preni 23 vjeç, dytë shtetas të Shqipërisë, futën në veturën e tipit “Opel Corsa”, 20 vjeçarin Lirim Sekiraqa të martën pas mesnatës, në orën 02:20, në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.

Lirimi, u lirua në këmbim të pesë mijë eurove, ndërsa dyshohet se rrëmbimi ndodhi për shkak se 20 vjeçari kishte vjedhur lëndë narkotike nga rrëmbyesit.

“ Viktima u rrëmbye për shkak të një vjedhje të lëndëve narkotike”, bën të ditur një burim brenda Policisë së Kosovës.

Policia identifikoi dhe arrestoi rrëmbyesit, ata pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Policia e dërgoi në mbajtje edhe Sekiraqën pasi dyshohet për kryerje të veprës “shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve”.

“Rr. “Tringë Smajli”, Prishtinë 03.07.2018-02:20. Është raportuar për rrëmbim të viktimës mashkull K/Shqiptar nga persona të dyshuar me një veturë. Gjatë hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, që dyshohet se e kanë kryer veprën. Të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar me dyshimin se kishin kryer rrëmbimin, ndërsa lirimin e viktimës e kanë bërë në këmbim të hollave rreth 5000 (pesëmijë) €. Është intervistuar edhe viktima e rastit të cilit i është dhënë tretmani mjekësor dhe po i njëjti është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës: ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’. Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit për veprat e lartcekura dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e djeshëm të Policisë së Kosovës.

Sekiraqa rastin e rrëmbimit në polici e ka rrëfyer në prani të vëllait të tij, pak më i madh në moshë, ai në cilësinë e dëshmitarit. Por, para intervistimit Lirimi ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Express mëson se ky rast po trajtohet nga prokurorja Besa Limani. Por e njëjta nuk ka treguar nëse ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit. Thirrjeve të mediumit ajo ju përgjigj shkurt duke thënë se është duke shkuar në një gjykim.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »