Rregulla të reja të agjërimit për Ramazan në Rrethin Arktik (Video)

0

Myslimanët në Rrethin Arktik urgjentisht dolën me rregulla të reja për Ramazan, gjatë të cilit besimtarët duhet agjërojnë gjatë ditës.

rregullat e reja

Ky rajon gjatë këtij muaji do të ketë 24 orë dritë, kohë kur, sipas rregullave, besimtarët nuk duhet të hanë e as të pinë, shkruan Daily Mail.

Një shoqatë suedeze myslimane ka treguar se janë duke hartuar udhëzime të reja për muajin e agjërimit, i cili do të fillojë më 18 qershor, sipas të cilit besimtarët e kësaj feje nuk kanë të drejtë të hanë deri në perëndim të diellit.

Dita e tretë e muajit Ramazan të këtij viti do të jetë dita më e gjatë e vitit, transmeton Koha.net.

“Kemi dy pyetje të vështira, jo vetëm kur mund të prishni agjërimin në veri, por edhe kur mund të filloni agjërimin”, ka thënë Mohammed Kharraki, zëdhënësi i Shoqatës Islamike të Suedisë.

“Sipas rregullave, agjërimi duhet të fillojë para se të lind dielli, në agim. Por, në të vërtetë, nuk ka agim fare në muajt e verës në Stokholm”, ka shtuar ai.

Gjatë viteve të mëparshme, myslimanët në qytetet nën Arktik, si Kiruna, janë këshilluar që të prishin agjërimin në të njëjtën kohë sikurse myslimanët në jug, por në takimin mes imamëve suedezë dhe evropianë, i cili është mbajtur në Suedinë veriore këtë javë, është rekomanduar një qasje e re për agjërim.

Kharraki po ashtu ka shtuar se udhëzimet e reja të detajuara për agjërim ende janë duke u përpunuar dhe gjithashtu mund të përfshijë prishjen e agjërimit në orët e para të mbrëmjes, pra të bëjnë iftarin, në mënyrë që të përshtaten me pjesën tjetër të botës.

Rregullat e reja janë duke u hartuar nga Këshilli Europian për Fetva dhe Hulumtime, të cilat priten që të aplikohen në të gjithë kontinentin, transmeton Koha.net, dhe pritet të përfshijnë këshilla në situata ku myslimanët mund të prishin agjërimin, në mënyrë që të shmangin kolapsin nga mungesa e ushqimit dhe ujit.

“Njerëzit mund të provojnë të agjërojnë për 19 orë, por jo ta bëjnë me çdo kusht. Ideja nuk është kjo… Nëse nuk arrini të bëni punën tuaj, ose të qëndroni në këmbë për orë të tëra, atëherë koha është për të prishur agjërimin”, ka thënë Kharraki. /koha/

http:http://www.dailymail.co.uk/video/news/video-1191319/A-time-reflection-fasting-Ramadan.html

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com