Rrëfimet e refugjatëve nga Lindja që ia kanë mësyer Maqedonisë dhe Serbisë

0

Qindra të ikur nga Siria, Iraku dhe vende tjera të lindjes kanë mësyrë stacionin e trenit në Gjevgjeli të Maqedonisë, afër kufirit me Serbinë.

foto

Ndër ta, fëmijë të lënë pas dore nga fëmijët e tyre pushojnë buzë rrugës së treni, ndërsa të tjerë shfrytëzojnë një qezmë të vetme uji për të gjitha nevojat.

Më tutje, në pikën ku blihen biletat për në Tebanovc të Serbisë vazhdimisht ka turma njerëzish që shtyhen.

Ky është një nga hapat drejt Europës Perëndimore për ta.

Njëri nga këta klandestinë thotë se “ëndërron të shkojë në Francë, për një jetë më të mirë”, pasi babi i tij kishte kursyer shumë para për këtë udhëtim të tijin.

Për qëndrim të shkurtër në Maqedoni, refugjatët duhet të pajisen me një leje qëndrimi të përkohshëm.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com