Rrëfim mbresëlënës: Ja pse është i veçantë ky plak shqiptar
10:02 | 30 Maj 2015

Rrahman Dedaj është një nga personat më të veçantë në Kosovë.

rr-euml-fim-mbres-euml-l-euml-n-euml-s-ja-pse-euml-sht-euml-i-ve-ccedil-ant-euml-ky-plak-shqiptar_hd Ai jeton në Kamenicë, është 95-vjeçar, që ka mbijetuar edhe Masakrën e Tivarit, transmeton Telegrafi. Dedaj është bërë 11 herë baba; është bërë 62 herë gjysh; është bërë 86 herë stërgjysh; ndërsa për të dytën herë është bërë edhe katragjysh. Pra, ai përjetoi të shohë 161 trashëgimtarë. Në foton që e shihni, ai është me motrën e tij që vdiq vitin e kaluar në moshën 85-vjeçare. Këtë fat do të donte ta përjetonte çdo njeri. Ndaj, e përgëzojmë këtë burrë duke i uruar që ta gëzojë tutje çdo moment të jetës së tij. /Telegrafi/
Edlira Rukaj