RRAHJE NË MES TË REFUGJATËVE SHQIPTARË DHE ERITREANË
10:02 | 12 Qershor 2015

Në Suhl të Thuringenit, Gjermani, policisë i është dashur të ndërhyjë dy herë në dy rrahje masive në mes të azilkërkuesve shqiptarë dhe atyre eritreanë që kanë ndodhur të enjten 20150612210615444620 Fillimisht rrahja ka shpërthyer në mes të dy grupeve të vogla qendër të qytetit, ka njoftuar policia e cila ka arritur t`i ndajë, shkruajnë mediet gjermane, transmeton albinfo.ch. Por pas një ore e gjysmë policia sërish është alarmuar. Kësaj here rrahja ka ndodhur në qendrën e pranimit të azilkërkuesve në mes të dy grupeve prej rreth 20 azilkërkuesve.
Aurela Hoxha