Rrahje masive në Vushtrri: Gruaja shpëton burrin, i rrah sulmuesit me shufër hekuri

0

Një rrahje masive ka ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, në të cilën janë përfshirë disa persona.

rrahje-masive-n-euml-vushtrri-gruaja-shp-euml-ton-burrin-i-rrah-sulmuesit-me-shuf-euml-r-hekuri_hd

Dëshmitarë të rastit kanë rrëfyer ngjarjen për Veriu.info, duke treguar se e gjithë ka ndodhur pranë lokalit “Dubai”, në kohën kur një burrë dhe një grua kishin parkuar automjetin e tyre, derisa një person kishte ardhur me kamion dhe i kishte rënë burisë, ku ka kërkuar që çifti të ja liroj rrugën.

“Pas një fjalosje që patën burri dhe gruaja dhe shoferin e kamionit, shoferi i thirri disa persona të fshatit të cilët ia zënë rrugën dhe tentuan ta rrahin çiftin. Mirëpo, derisa një person me shufër hekuri ka tentuar që ta sulmoj burrin dhe gruan, gruaja ia ka kapur shufrën nga dora dhe e ka rrahur sulmuesin, por edhe disa nga personat e tjerë. Mendoj që gruaja ka qenë profesioniste në sporte luftarake, sepse është e pabesueshme mënyra se si i ka rrahur si në filma. Por shumë shpejt kanë ndërhyrë disa pjesëtar të policisë që kanë rastisur të kalojnë pranë dhe e kanë ndërprerë rrahjen”, tregon një kalimtar i rastit për Veriu.info.

Mësohet se njëri nga sulmuesit e çiftit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve të marra në këtë rrahje.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com