Rrahja e Selës, të dënuarit ia plasin të qarës në sallën e gjyqit

0

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e tentimvrasjes së deputetit Ziadin Sela, më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, shtatë personat e akuzuar Kire Gjeorgjievski, Andrej Micov, Aleksandar Janevski, Nikollçe Dimitrievski, Kosta Dellov, Oliver Çapkovski, Nikolla Vojminovski, janë dënuar së bashku me 82 vite burg efektiv.

Katër nga të akuzuarit janë dënuar me 10 vite dhe gjashtë muaj burg, ndërsa tre të akuzuar janë dënuar me 13 vite burg efektiv, njofton Telegrafi Maqedoni.

Njëri nga të dënuarit, Kire Georgievski pas shqiptimit të dënimit ka filluar të qajë në seancë.
Kjo është kapur nga kamerat e Alsat-M në sallën e gjykatës ku shqiptoheshin dënimet për dhunuesit e kryetarit të Aleancës për shqiptarët dhe deputetin e kësaj partie që u rrah barbarisht më 27 prill, gjatë dhunës në Kuvend.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »