“Ronaldo? Nuk është koha të flasim për emra”

0

Lopetegui nuk ka të dashur të flasë për Ronaldon, nëse ai do të bëjë diferencën në sfidën Spanjë – Portugali.

Gjatë ditës së premte është hedhur shorti për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm ku Spanja dhe Portugalia do të luftojnë për pozitën e parë në Grupin B.

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka vetëm fjalë të mira për Portugalinë, me të cilën skuadër do të përballet në Botërorin e Rusisë, por nuk ka dashur të flasë për Cristiano Ronaldon kur është pyetur nëse ai do të bëjë diferencën.

“Cristiano Ronaldo? Nuk është koha të flasim për emra. Ata janë ekip shumë i mirë. Portugalia është kampione e Evropës. Janë ekip i organizuar”, tha trajneri i Spanjës.

Në Grup gjenden edhe Maroku dhe Irani, rivalë jo të denjë në letër për Spanjën e Portugalinë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com