Ronaldo lexon mesazhin e një shqiptari, përmend Kosovën (Video)
14:49 | 29 Shtator 2017

Cristiano Ronaldo gjatë ditës se djeshme kishte vendosur të ndajë me ndjekesit e tij në Instagram disa momente nga jeta me 3 fëmijet e tij. Portugezi gjatë paraqitjes Live në Instagram, lexoi disa nga komentet e shumta të ndjekesve te tij e në mesin e tyre me shumë mundësi edhe komentin e një shqiptari nga Kosova në të cilin thuhej I`m from Kosovo” që në shqip do të thotë “Unë jam nga Kosova”. Kjo nuk është hera e parë që Cristiano Ronaldo e permend emrin e Kosoves, me heret portugezi kishte pershendetur shtetin kosovar edhe në rrjetin e tij social Twitter. Momentin kur Ronaldo përmend Kosoven mund ta ndiqni nga minuta 2:10.
Françeska Jaçe
S