Ronaldo ka një mesazh për Juventusin

0

Menjëherë pas triumfit në Spanjë, Ronaldo ka hedhur gjithë vëmendjen te Liga e Kampionëve.

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17. Los Blancos fituan titullin e 33 në histori të klubit, triumf ky që vjen pas pesë vjetësh, hera e fundit kur kishin triumfuar ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Menjëherë pas këtij triumfi, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka hedhur gjithë vëmendjen te Liga e Kampionëve, duke ia rikujtuar Juventusit se duan të shkruajnë historinë, duke fituar dy herë me radhë Championsin.

“Është një sezon i mahnitshme dhe jemi një hap afër që të shkruajmë historinë. Tani duhet të shkojmë për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ronaldo. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com