Ronaldo është gati për Champions (Foto)

0

Ronaldo është gati për Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të nisë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve sonte kundër Apoelit në “Santiago Bernabeu”.

Pas pothuajse një muaj, Cristiano Ronaldo, pritet të zbresë në fushë në një ndeshje zyrtare, pasi nuk luan që nga “El Clasico” e 13 gushtit ku u ndëshkua me të kuq dhe u dënua me pesë ndeshje mos lojë.

Portugezi ka lënë anasha vuajtjet dhe ka shkruar “Gati” për sonte në “Instagram”.

Portugezi aktualisht është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 105 gola.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com