Ronaldo do të pensionohet te Reali
10:52 | 27 Dhjetor 2014

Agjenti i Cristiano Ronaldos, ka pohuar se dy herë fituesi i çmimit Topi i Artë, do të përfundojë karrierën te Real Madridi.
Ylli portugez vazhdimisht ishte i lidhur me një rikthim te Manchester Unitedi, por agjenti i tij Jorge Mendes, ka theksuar se CR7 do të pensionohet te “Mbretërit”. “Unë besoj se Cristiano do të përfundojë karrierën e tij te Real Madridi. Ai është i lumtur në klub dhe dëshiron të arrijë shumë suksese në Madrid”. “A do ta pensionojë klubi fanellën me numrin e tij? I respektoj legjendat si Raul e Di Stefano, por asnjë lojtar nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldon”, u shpreh Mendes. /Telegrafi/
Edlira Rukaj