Ronaldo, 89 ndeshje – 92 gola

0

Ronaldo ka shënuar 92 gola në vetëm 89 paraqitje për Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullin në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 3:0 në shtëpi Apoelin, shkruan Gazeta Express.

Në “Santiago Bernabeu” shkëlqeu i rikthyeri Cristiano Ronaldo, i cili realizoi dy gola (12’ dhe 51’).

Pas këtyre dy golave, Ronaldo ka shkuar në kuotën e 92 finalizimeve me fanellën e Real Madridit në vetëm 89 paraqitje që nga transferimi nga Manchester United në vitin 2009.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” aktualisht është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 107 gola.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com