Rita Ora bëhet shqiptarja e parë që fiton çmim në VMA nga MTV
09:00 | 21 Gusht 2018

Këngëtarja me famë shqiptare Rita Ora është fituesja e kategorisë “Best Dance” në ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards. Ajo u shpërblye për bashkëpunimin “Lonely Together”, me DJ tashmë të ndjerë Avicii.

Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, me famë ndërkombëtare, bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim nga MTV’ja, shkruan Gazeta Express.

Këtë fakt e ka përmendur në një video në instagram edhe artistja tjetër me prejardhje shqiptare, njëherë mikja e Oras, Bebe Rexha.

Edhe kjo e fundit ka qenë e nominuar për çmim në MTV VMA, sikurse edhe Dua Lipa.

Ndryshe, klipi më i mirë i vitit është shpallur “Havana” i bashkëpunimit të Camila Cabello me. Young Thug. Cabello po ashtu është shpallur edhe artistja e vitit.

MTV VMA njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në botë.

Alesia Bami