Riparimi i xhamit të pasmë të iPhone 8 kushton shumë shtrenjtë

0

Për shkak të karikimit pa kabllo (wireless), Apple ishte detyruar të zëvendësojë panelin e pasmë prej metali me xham tek iPhonët e rinj, dhe me shtimin e xhamit, rreziku për thyerje është i lartë në rast të rënies së telefonit aksidentalisht.

Problemi i vetëm është se riparimi i panelit të pasmë nga xhami kushton më shumë se sa zëvendësimi i komplet ekranit, transmeton Koha.net.

Sipas AppleInsider, xhami i pasmë i thyer nuk mund të zëvendësohet me ekran të 29 dollarëve dhe në vend të kësaj, përdoruesit do të duhet të paguajnë 99 dollarë për “dëmin tjetër”, plus tatimin.

Pas dy incidenteve të dëmtimeve aksidentale, kostoja e lartë e zëvendësimit është ngarkuar e që është 349 dollarë për iPhone 8 dhe 399 dollarë për iPhone 8 Plus.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com