Rinia e Luginës ia mësyjnë Suedis

0

Për dallim nga kosovarët të cilët e kanë stërmbushur Austrinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe Francë, rinia e Luginës si duket kanë ndryshuar destinacion dhe adresa e tyre më e frekuentuar tashmë është bërë Suedia.

suedia

BuajnociNet ka arritur të mësojë nga disa të rinjë të komunës së Buajnocit të cilëet tashmë vetëm se janë vendosur në hajmet suedeze, se atje aktualisht kushtet për azilkërkuesit janë më të mira se në çdo vend tjetër të lartpërmendur. Linjat e autobusti, direkte e cila niset nga Tetova për në Mallme thuhet të jetë ndër më të favorshmet për këtë udhëtim. Gjatë një bisede nëpërmjet FB me disa të rinjë nga komuna e Bujanocit, kemi mësuar se ata pasi kanë arritur në Mallme, autoritetet e migracionit i kanë vendosur në një banes me kushte të mira, iu janë ofruar, buk, tri shujtje, fjetja në një banes me kushte të mira dhe nga 300 euro në muaj. Ata thonë se, kushtet të tilla nuk kanë patur as në shtëpi, paratë të cilat ua japing janë për lluks, ngase ushqimin dhe fjetjen e kanë të siguruar. “Po na japing nga 300 euro, por vetëm një gjë spo na pëlqen, sepse më shum se 10 euro nuk po mundemi me i marrë në ditë nga llogaria jonë, në të kundërtën jemi shum mir, kushte shum të mira, dhe gjatë bisedave me disa koleg të rinjë suedez që i kemi, na kanë thënë se shteti Suedez nuk i kthen azilkërkuesit”, kështu i kanë thënë nëpërmjet FB-së, BujanociNet-it. Për dallim nga kosovarët, afganët, dhe të tjerët, shtetasit e Sërbisë pa kurfar problemi mund të udhëtojnë për ne vendet e shengenit me pasaporta, dhe nuk përballen me vështirësi sikurse të tjerët. Për të udhëtuar nga Bujanoci për në Mallme të Suedis, karta e autobusit kushton 140 me injën direkte, Tetov-Mallmo /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com