Rikthim në burg dhe rigjykim për ish-zyrtarët serbë të dyshuar për krime lufte

0

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, sot ka urdhëruar që dy ish-zyrtarë të sigurisë shtetërore të Serbisë, të mbahen në burg derisa të rigjykimi i tyre, të nisë muajin e ardhshëm.

Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, ka thënë se ka kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, të rikthejë Jovica Stanishiq, 66-vjeç, dhe zëvendësin e tij, Franko Simatoviq, 67-vjeç, në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, deri më 30 maj.

Të dy u liruan në gjyqin e tyre të parë, për akuzat për krime të luftës të kryera gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 1990, por ai vendim u anulua në fund të vitit 2015 nga Apeli, teksa gjykatësit kanë thënë se disa gabime ligjore ishin bërë gjatë gjykimit, që zgjati nga qershori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013, përcjell REL.

Gjykata e Apelit urdhëroi që Stanishiq dhe Simatoviq, të rigjykohen për katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe një për krime lufte të kyera nga skuadrat e vdekjes të Serbisë në Bosnje dhe Kroaci, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë më 1991.

Rigjykimi ndaj tyre do të rifllojë më 13 qershor.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »