Rikthehet Angel Di Maria, largohet Gareth Bale?

0

Rikthehet Angel Di Maria, largohet Gareth Bale?

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, dëshiron ta rikthejë anësorin Angel di Maria nga Manchester United.

Menaxheri i United, Louis van Gaal, është një admirues i madh i Gareth Bale dhe së fundi u spekulua se mund të bëjë një ofertë në vlerën e 90 milionë funteve për të siguruar shërbimet e tij.

Ancelotti javën e kaluar përjashtoi një mundësi të shitjes së uellsianit, duke thënë se ai është pjesë vitale e skuadrës së tij. Por raportet e reja në mediat spanjolle shkruajnë se nuk është saktësisht siç thotë italiani.

Mediat spanjolle dhe ato angleze bëjnë të ditur se Ancelotti është i gatshëm t’ia japë Balen skuadrës angleze, por vetëm nëse ata ia kthejnë prapa Di Marian. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com