Rikthehen në modë celularët e vjetër, shitje të bujshme kohët e fundit (Foto)
14:51 | 10 Nentor 2017
I mbani mend telefonat e vjetër celularë me opsionet bazike, si Nokia 3310 apo Motorola me kapak, siç e quanin të gjithë? Epo mesa duket pak nga nostalgjia dhe pak nga ekonomia njerëzit kanë filluar t’i rikthehen përsëri këtyre telefonave duke i kthyer në trendin e momentit. Ato kushtojnë lirë, ofrojnë kohëzgjatje baterie, si edhe na kujtojnë një kohë të lumtur. Njerëzit po dalin në përfundimin që s’kanë nevojë për gjithë opsionet që ofron një smartphone i ditëve të fundit. U duhet funksionaliteti dhe thjeshtësia e një celulari të thjeshtë.

Alesia Bami