Rezultatet e provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2015/16 në Universitetin e Gjilanit

0

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka publikuar rezultatet e provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2015/2016.

00_12_1437560665815692240

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-24 korrik 2015, pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat dorëzohen në sportelet e shërbimit të studentëve të fakulteteve përkatëse në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, prej orës 09:00-16:00. Ankesat shqyrtohen të hënën më 27-07-2015 në ora 10:00, për secilin fakultet nëpër sallat e caktuara të Universitetit. Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 29 korrik 2015. Shpallja e rezultateve në kopje fizike është bërë edhe në lokalet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Në linçet e më poshtme duke klikuar mbi to mundë t”i shihni rezultatet e aplikantëve të pranuar dhe pa pranuar, gjatë afatit të parë të vitit akademik 2015/2016. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar aplikantët.

 

>> LINKU <<

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com