Kjo kompani tashmë është mbyllur dhe nuk importon asnjë produkt të mishit. Inspektorët regjional të veterinës pas skandalit të mishit, kanë marrë mostrat nga kompania në fjalë.

Nga mostrat e marra prej fabrikës në Rahovec, rezultatet kanë dalë të mira.

Mostrat të cilat janë marrë janë këto: analiza fiziko, kimike dhe bakteriologjike dhe pas marrjes së analizave, këto analiza janë dërguar në LVK Laboratorin Veterina të Kosovës-Prishtinë.

Në një përgjigje për Indeksonline, Inspektorati i Komunës ka thënë se nga tri herë që janë marr mostrat, rezultatet kanë dal mirë.

“Kemi marrë mostra tri herë dhe i kemi dërguar në laboratorin veterinar të Kosovës. Të dhënat mbi mostrat e marra kanë dal mirë. Kurse herën fundit mostrat janë marrë ditën e martë me datë 10 Prill 2018 dhe jemi në pritje të rezultateve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Zyrtarët komunal kanë bërë të ditur se kjo fabrikë është mbyllur dhe se janë në vazhdimësi duke bërë inspektime në dyqanet që kanë produkte mishi.

“Inspektorët komunal dhe regjional janë në vazhdimësi në inspektim, nëpër të gjitha dyqanet të cilët kanë produkte të mishit. Në bashkëpunim me inspektorët regjional të veterinës, depo e fabrikës në fjalë është mbyllur dhe tani për tani nuk është duke funksionuar” thuhet tutje në përgjigjen e tyre.

 Është  kontaktuar edhe Agjencia e Veterinës së Kosovës (AVK) lidhur me rezultatet e mostrave dhe cilësinë e mishit të kësaj fabrike, mirëpo të njëjtit ka një javë që nuk kanë shprehur interesim të ju përgjigjen telefonatave dhe e-mailave të redaksisë.

Që nga koha kur u bë i ditur skandali me mish të prishur nga Belgjika, komunat kanë marr masa dhe janë në inspektim të vazhdueshëm.

Për falsifikimin e etiketave dhe importimin e mishit 12 vjet të vjetër, prokuroria tashmë ka nisur hetimet.