“Rezoluta e re për dialogun, tregon se Prishtina nuk dëshiron të negociojë”
23:32 | 16 Dhjetor 2018

Stefanoviq ka theksuar sot se Serbia po bën gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

“Unë nuk kam asnjë besim të institucionet e Prishtinës, për shkak se më shumë se 2 mijë e 100 ditë nuk po i përmbushin marrëveshjet e Brukselit, sikurse është krijimi i Asociacionit”, është shprehur ministri serb, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, rezoluta që është votuar dje, tregon se shqiptarët në thelb nuk duan të negociojnë pasi në krye të ekipit është zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj të cilin Stefanoviq e ka akuzuar për krime.

Tutje, Stefanoviq ka thënë se pret reagime në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndaj Kosovës.

“Deri më tani nuk ka pas reagime në thelb, vetëm deklarata për shtyp, sikurse për taksën njëjtë edhe për krijimin e Ushtrisë”.

Rezoluta e propozuar nga partia Socialdemokrate u miratua dje në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rezolutë bashkëkryesues në negociata do të jetë edhe i pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella