Revoltohet Muçibaba: Luta na premtojë e nuk realizojë asgjë për 8 muaj

0
Vehid Ibrahimi përfaqësues i fshatit Muçibabë për rajonipress shprehet i revoltuar në Lutfi Hazirin dhe udhëheqjen komunale. Unë e kam përkrahur Lutën dhe kam vrapue për t`i siguruar vota, por banorët e mbetur atje të dielën më kanë kërcënuar se asnjë premtim nuk e ka realizuar Lutfi Haziri. Bile banorët thanë se as ujin si problemin më elementar nuk e ka zgjidhur.
Vehid Ibrahimi mezi po fliste të hënën derisa po rrëfente për hallet dhe peripetitë e banorëve të Muçibabës. Edhe pse kanë mbetur vetëm pesë familje, jeta atje sipas tij është bëre e rëndë dhe e padurueshme. “Dje kisha një takim me banorët dhe ata më kërcënuan dhe më thanë se t`i dhe Lutfi Haziri na keni mashtruar e gënjyer se do na ndihmoni në zgjidhjen e problemeve” citon Ibrahimi banorët, raporton rajonipress.
Ibrahimi thotë se banorët e mbetur kanë pritur shumë nga kjo qeverisje komunale dhe me të drejtë janë ankuar se po bëjnë jetë të rëndë, pa ujë, pa rrugë e pa përkujdesje shëndetësore. “Banorët më thanë se e kemi votuar Lutën me shpresën se do të angazhohet për të zgjidhur problemet tona, por ka 8 muaj dhe asnjë zyrtar komunal nuk e ka shkelur këtë fshat dhe nuk është interesuar për problemet tona. Luta s`ka bërë asgjë për ne dhe s`ka realizuar asnjë premtim” thotë Ibrahimi, gjithnjë duke cituar ankesat e banorëve. Edhe Ibrahimi thotë se ankesat e banorëve janë të drejta. “Unë i kam gënjyer ata dhe Luta më ka gënjyer mua. Këta banorë kanë votuar të gjithë për Lutën dhe i ka marrë mbi 400 vota nga familjet e Muçibabës, Borincës e Lipovicës” tha Ibrahimi. Ibrahimi thotë se organet komunale duhet urgjentisht bile çështjen e ujit dhe rrugën ta rregullojnë./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com