Rekord: Ora zvicerane shitet për 24 milionë dollarë

0
Ora me emrin e bankierit njujorkez, Henry Graves, është më e shtrenjta në historinë e ankandeve

Një orë e arit, të cilën Patek Philippe e kishte bërë për një bankier në  New York në  fillim të të tridhjetave të shekullit të kaluar, u shit në ankandin e së martës për 24 milionë dollarë, bëri të ditur shtëpia e ankandve „Sotheby“ në Gjenevë.

Bankieri Henry Graves ka kërkuar nga dizajneri i famshëm zviceran i orëve për ta bërë një orë komplekse, më të mirë se sa ajo e bërë për James Packard, prodhuesi amerikan i veturave.

“Supercomplication për Henry Graves ka konfirmuar statusin e tij si ora më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand me një çmim prej 24 milionë dollarësh, e cila tejkaloi rekordin prej 11 milionë dollarësh nga 1999-a”, tha në një deklaratë „Sotheby“ pas ankandit në Gjenevë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com