Rekord “Guinness”, kështjella më e lartë prej rëre (Video)
14:19 | 02 Shtator 2017

Një ekip ndërkombëtar artistësh kanë ndërtuar kështjellën më të lartë prej rëre në botë, në Gjermani. Një kompani udhëtimesh ishte nismëtare e projektit, me shpresën se do të sillnin rekordin botëror në Duisburg, pas një përpjekjeje të dështuar vitin e kaluar.

Pas pothuajse një muaj punë, kështjella tashmë e përfunduar e rërës arriti lartësinë e 16.68 metrave dhe u regjistrua zyrtarisht nga rekordet “Guinness” si kështjella më e lartë prej rëre. Mijëra tonë rërë janë përdorur për ndërtimin e saj dhe ndërtuesit u mbështetën te një bazë më e gjerë dhe te kompresimi më i madh i rërës. Banorët lokalë e kanë ndjekur realizimin e projektit prej javësh, e tani thonë se ajo që artistët kanë arritur është thjesht fantastike, transmeton tch. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Instituti Sudarsan i rërës, për një kështjellë rëre të ndërtuar në shkurt të vitit 2017 në plazhin Puri, në shtetin indian Odisha. Ajo ishte 14.84 metra e lartë dhe u ndërtua në 9 ditë.
 
Aurela Hoxha