Reklamë arkivolesh me femra nudo, kundërshton Kisha

0

Kompania polake e prodhimit të arkivolëve Lindner ka gjetur një mënyrë unike për të reklamuar arkivolët e saj: nëpërmjet një kalendari ku shihen femra krejtësisht nudo duke qëndruar pranë ose sipër tyre.

arkivoliZëdhënësi i kompanisë thotë: “Kur bëjmë kalendarë me vajza të bukura, ankohen femrat; kur bëjmë kalendarë me djem të bukur, ankohen meshkujt.”

Pronari i firmës, Zbigniew Lindner, shpjegon pse zgjodhën që femrat të pozonin nudo: “Djali im pati idenë e kalendarit. Donte që të bënim një kalendar ku të tregohej bukuria e vajzave polake dhe bukuria e arkivolëve tanë. Gjithashtu, duam të tregojmë se arkivoli nuk është një objekt i shenjtë, por thjesht një mobilje. Arkivoli është shtrati ynë i fundit, jo një simbol fetar.”

Por, Kisha Polake nuk është aspak dakord me këtë kalendar duke e quajtur të papërshtatshëm. Një zëdhënës i kishës deklaroi se vdekja njerëzore duhet trajtuar me solemnitet dhe nuk duhet ngatërruar me seksin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com