Reklama e nxehtë "50 Shades" shqiptar në DigitAlb, Ilda Bejleri rrëfen reagimin e prindërve
14:11 | 20 Shkurt 2017

Moderatorja e mirënjohur e SuperSport, Ilda Bejleri ka mahnitur me skenat e fundit në spotin më të ri të DigitAlb të realizuar me rastin e Shën Valentinit.

Ilda aty shfaqet tejet ‘hot’, por kjo gjë sigurisht se vështirë është pranuar nga familja, posaqërisht prindërit. E lidhur me Insta-live, ajo ka folur rreth kësaj pjese ku tregon se i ka bindur ata duke ju thënë se është fytyrë e ekranit dhe se publikut duhet t’i servojë çka ata pëlqejnë. “Pasi i binda e kuptuan”,- tha ajo. “Unë u thashë se jam një personazh i njohur i ekranit dhe publikut duhet t’i japësh atë që do. Një nga kritiket ishte mami që më tha “si do dali babi poshtë tek llotot”, (qesh) sepse babi im i ka qejf skedinat”, rrëfeu bukuroshja. KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON NË YOUTUBE: https://www.youtube.com/watch?v=YqTCrlmdjrI
Aurela Hoxha