Regjistrohet momenti i mbytjes së 27-vjeçarit në Dibër (Video)

0

Të dielën, ditën e përmbytjeve nga reshjet e shiut, një i ri në Dibër u mbyt gjatë orarit të punës. Adil Vladi, 27 vjeç, pësoi aksident në punë në përpjekje për të zhbllokuar kanalin që furnizonin me ujë HEC-et Lura 1 dhe 2.

mbytja

Trupi i tij ende nuk është gjetur, ndërsa është publikuar dhe video që tregon momentin e aksidentit që solli dhe mbytjen e tij.

Vladi bashkë me dy persona të tjerë, po punonin për zhbllokimin kufizimit mbi lumin ku ndodhen dy HEC-et. Në një moment kur 27-vjeçari po përpiqej të pastronte kanalin, humbet kontrollin duke rënë në ujë, transmeton Shqiptarja.

Dy kolegët e tij përpiqen ta shpëtojnë, por rrjeta e lumit e merr atë përpara.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com