Regjistrimi i popullatës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

0

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka biseduar me kryetarët e komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për procesin e ardhshëm të regjistrimit të popullatës.

stanki

Përcaktimi i numrit të banorëve në këto tri komuna do të bëhet që të mos manipulohet me numra por edhe për vet faktin se shqiptarët nga jugu i Serbisë kanë bojkotuar regjistrimin e popullatës në Serbi dhe tani sipas statistikave ka më pak se sa që janë realisht, ka thënë Stankoviq. “Gjatë qershpir do të kemi aktivitet të madh ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Insitutit republikan për statistika, por kemi kërkuar edhe për shkak të rethanave të jetojmë që të marrin pjesë edhe ekspert botërorë” ka shtuar ai. “Pas takimit të të gjitha palëve të interesuara dhe kur të merret qëndrimi definitiv për metodologjinë që do të punohet, atherë do të mbajmë një konferencë në pjesën e parë të muajit qershor dhe pas kësaj grupi punues do të filloj në realizimin e këtij aktiviteti” ka thënë kryetari i trupit koordinues. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com