Refuzohet nga vajza të cilën marrëzisht e dashuronte, i riu i vë flakën vetes (Video)

0

Një djalë i ri i cili u refuzua nga vajza të cilën marrëzisht e dashuronte, i vuri vetës flakën para syve të saj.

30-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është djegur për së gjalli në një market në Sosnovoborsk, Krasnoyarsk Krai të Rusisë, pasi u refuzua nga vajza në të cilën kishte rënë marrëzisht në dashuri, transmeton Telegrafi.

Ai ka pësuar djegie në 99 për qind të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur disa orë më vonë në spital.

Besohet se vajza të cilën e dashuronte punonte në atë market, kurse kamerat e sigurisë të instaluara brenda, kanë kapur momentin kur ky i ri spërkat trupin me benzinë dhe ndez shkrepësen dhe i vë vetes flakën.

Por, edhe pse dukej i vendosur për atë çfarë do të bënte, 40 sekondat e fundit ai i kalon në agoni për shpëtim.

Ndërkaq një burrë që ishte pranë tij në atë moment rrëqethës shihet duke u larguar nga frika se mund ta pësojë edhe ai.
Sipas policisë ata janë duke hetuar rastin, por besohet se 30-vjeçari kishte ndërmarrë këtë veprim të tmerrshëm si pasojë e asaj që vajza të cilën e dashuronte e kishte refuzuar.

iframe allowfullscreen framebo…

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com