Refugjatet nga Kosova lindore tash e 16 vite të harruar

0

Në qershori të vitit 1999 para 16 viteve, për banorët e Malësisë së Bujanocit, fshatrat kufitare të Komunës së Preshevës, të njohur si Malësia e Karadakut dhe ato të Komunës së Medvegjës do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historinë e asaj ane. Në këtë ditë, nga këto vendbanime, banorët shqiptarë u dëbuan ,zhvendosën dhe u shpërngulën duke i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në fund të qershorit të 1999.

vatra_936493

Pra që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 25 qershori i 1999 nga tri Komunat u zhvendosën 10.783 banorë shqiptarë që u strehuan , apo u vendosën në Komunën e Gjilanit kurse pjesa tjetër është vendosur si ka ditur të gjinden ne këso situate si në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë etj. Ne Lëvizja “Vatra” kërkojmë nga faktori politik ndërkombëtare dhe ai vendore qe te bëjnë ndonjë hap për kthimin e banoreve te dëbuar ne shtëpitë e tyre. Ne kërkojmë qe te investohet vetëm 10% te mjeteve sa investohen për kthimin e serbeve ne Kosove, e ne do te ishim te lumtur dhe te kënaqur. Dihet botërisht se qeveria e Serbisë investon mbi 200 milion euro ne vit për kishin e serbeve ne Kosove, po sikur te mos mjaftonte kjo edhe qeveria e Kosovës e faktori ndërkombëtare ndajnë miliona për ketë gjë. Për kthimin e shqiptareve ne Kosovën Lindore gjer tani nuk u investua as edhe një qindarke nga askush dhe nuk u morë askush me ketë popullate bile republika e Kosovës as nuk i njohu statusin e refugjatit kësaj popullate Shpresojmë qe me kohe faktori ndërkombëtare dhe ai shqiptare ne përgjithësi te kuptoj se Bujanoci , Presheva dhe Medvaxha janë pjese te Kosove dhe ata banore te dëbuar duhet te kthen ne shtëpitë e tyre, thuhet ne komunikaten e Levizjes Vatra./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com