REFUGJATËT KOSOVARË DO TË KTHEHEN DUARBOSH?

0

Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar mundësinë që refugjatëve kosovarë të cilët kthehen vullnetarisht në vendin e tyre t`ua “ngrijnë” ndihmat financiare .

20150223160338866620Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar mundësinë që refugjatëve kosovarë të cilët kthehen vullnetarisht në vendin e tyre t`ua “ngrijnë” ndihmat financiare të parapara për një kthim të tillë.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë “aktualisht federata dhe republikat (landet) e vendit janë duke debatuar që ndihmat në para për kthim vullnetar të refugjatëve kosovarë në kuadër të programit `Reag Garp` të shkurtohen për një kohë të caktuar.

Në kuadër të programit të përmendur refugjatët që kthehen, përveç biletës deri tash marrin edhe një “ndihmë startuese” prej 400 eurosh.

Pjesëtarët e komunitetit rom nga Kosova marrin nga 750 euro për çdo person të rritur.

Në kohën kur në Kosovë të ardhurat mujore sillen mes 350 dhe 400 eurove dhe papunësia deri në 60 për qind, një shumë e tillë mund të jetë mjaft joshëse për të ardhur në Gjermani dhe pastaj për t`u kthyer “vullnetarisht”.

Mjerimi social dhe mungesa e perspektivës janë shkaqet e eksodit të madh të kosovarëve drejt Gjermanisë që ka filluar nga fundi i vitit të kaluar, shkruan stuttgarternachrichten.de.

Vetëm në Baden-Württemberg, deri më 17 shkurt kanë kërkuar azil më shumë se 4000 kosovarë, ndërsa më shumë se 99% të këtyre kërkesave refuzohen. /albinfo/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com