Recetë natyrale për një fytyrë të pastër dhe pa akne
15:35 | 19 Mars 2019

Kujdesi për lëkurën e fytyrës ngelet një ndër pjesët më të rëndësishme të shëndetit tonë. Është pjesa e kontaktit me të tjerët, pjesa që na bën shpeshherë të mos ndjehemi mirë.

Prezenca e akneve, rrudhave të shprehura por edhe skuqja e infeksionet lokale të lëkurës së fytyrës, shpeshherë rrënojnë ëndrrat e secilit nga ne për tu dukur dhe ndjerë mirë.

Një lëkurë e shëndetshme nënkupton më shumë vetëbesim, garanton një pamje estetike të bukur të fytyrës dhe përmirëson ndjeshëm pamjen tonë.

Për të pasur lëkurë të shëndoshë, duhet kohë pas kohë edhe ta trajtoni në mënyrë efikase me ndonjë maskë. Kësaj radhe po sjellim para jush recetën e maskës e cila preferohet që të bëhet në kushte shtëpiake dhe me gjëra natyrale.

Kjo është receta e maskës me avokado, mjaltë, jogurt dhe vaj jasemini.

Recetë mjaft efikase për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës së fytyrës dhe për të riparuar pjesëzat e dëmtuara të lëkurës, aknet e rrudhat e theksuara.

Përbërësit: 

– ½ e avokados pa lëkurë

– 2 lugë mjaltë

– 2 lugë jogurt

– 5 pika vaj jasemin

Përgatitja

  1. Pasi të keni pastruar dhe larguar lëkurën, përdorni një pirun për të shtypur avokadon.
  2. Më pas shtojini 2 lugë mesatare mjaltë.
  3. Shtoni edhe dy lugë jogurt.
  4. Shtoni edhe 5 pika vaj jasemin.
  5. Përzijeni për 2 min me anë të pirunit derisa masa të bëhet kremoze.

Përdorimi:

Pasi keni bërë lyerjen e plotë të fytyrës, lëreni për 25-30 min. Pas kësaj kohe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Mund ta aplikoni 2 herë në javë për 1 muaj.

Kejvina Kthella