Reali “shkel” Sevillën
14:52 | 10 Dhjetor 2017

Herën e fundit kur Sevilla kishte pësuar pesë gola në pjesën e parë në La Liga ishte në tetor të vitit 1987, kundër Real Zaragoza, të cilën e patën humbur me rezultat katastrofal 8:1. Të përzgjedhurit e Zinedine Zidane dëshmuan edhe një herë se nuk dinë të falin gabimet e kundërshtarit dhe këtë e dëshmuan edhe në takimin e radhës kundër Sevilles, në kuadër të kampionatit të futbollit spanjoll, duke shënuar fitore prej 5:0. Serinë e golave për madrilenët e nisi Nacho qysh në minutën e tretë të pjesës së parë, për të vazhduar me dy gola të fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo në minutat 23 dhe 31, këtë të fundit nga penalltia, transmeton kp. Klubi mbretëror nuk u ndal me kaq dhe fundosi mysafirët qysh brenda 45 minutave të para të takimit duke shënuar edhe dy gola të tjerë përmes Toni Kroos në minutën 38 dhe Hakimi katër minuta më vonë. Pas kësaj fitoreje të vlefshme në kuadër të javës 15 të La Ligës, Real Madrid ka 31 pikë në vendin e tretë, derisa Seville mbetet e pesta me 28 pikë. Sonte luan ndeshja Valencia-Celta, ku vendësit kërkojnë fitore për të mbetur në hap me Barcelonën për titullin e kampionit.
Edlira Rukaj
S