Reali prek çerekfinalen

0

Real Madridi është thuajse në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që pas ndeshjes së parë të 1/8 së finales, pasi triumfoi në Veltins-Arena kundër Schalkes me rezultat 2-0.

reali-prek-ccedil-erekfinalen-video_hdEkipi nikoqir bëri lojë të mirë defensive në minutat e para duke ia pamundësuar kundërshtarit që të zhvillonte lojën e vet dhe të tregohej i rrezikshëm në fazën ofensive.Për më shumë, ishin pikërisht vendasit ata që patën dy gjysmërastet e para, megjithatë në vend ishte Casillas. Ndërsa në shansin e parë para portës, Los Blancos kaluan në epërsi. Daniel Carvajal ishte arkitekti i golit. Ai harkoi në mënyrë të përsosur në zonë dhe Cristiano Ronaldo shënoi me kokë (26’). Pas golit të shënuar, Reali krijoi edhe raste të tjera, por në pushim shkoi vetëm me një gol epërsi. Minutat e para të gjysmës së dytë nuk prodhuan kreativitet dhe loja zhvillohej kryesisht në mesfushë, me vendasit të pafuqishëm për të rrezikuar dhe mysafirët që dukeshin të kënaqur me epërsinë. Mirëpo, pas një rasti të Iscos, Platte goditi shtyllën dhe Uchida e testoi Casillasin. Ky rast i zgjoi Mbretërit, të cilët pak minuta më pas shënuan golin e dytë. Ronaldo i kaloi dy futbollistë të Schalkes dhe pasoi te Marcelo, ndërsa braziliani realizoi një gol fantastik (79’). Me këtë rezultat, Real Madridi është favorit absolut për t’u kualifikuar në çerekfinale, kur kihet parasysh se ndeshjen e kthimit e zhvillon në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com