Reali heq dorë nga Salah, pasi tani e do këtë super-lojtar
15:59 | 13 Qershor 2018

Real Madrid është duke monitoruar disa lojtarë për afatin e verës.

Skuadra spanjolle po mendon që të bëjë disa ndryshime në skuadër, andaj do të bëjë së paku tre transferime.

Real Madridi është duke u interesuar në transferimin e Mohamed Salah, mirëpo tani ka hedhur shikimin edhe nga Sadio Mane, përcjell ORAinfo.

Ylli i Liverpoolit është i gatshëm që të largohet nga Anglia, në mënyrë që të transferohet te madrilenët në afatin e verës.

Ky transferim mund t’i kushtoj Real Madridit mbi 100 milionë euro,  e që sipas mediave spanjolle, lojtari është i gatshëm që të kaloj në ‘Bernabeu’./ORAinfo/

Aurela Hoxha
S