Reali gabon rëndë

0

Real Madridi ka regjistruar humbjen e pestë sezonale duke pësuar nga Athletic Bilbao (1-0) në ndeshjen e zhvilluar në San Mames Barria.

reali-gabon-r-euml-nd-euml-video_hdEkipi mysafir nuk bëri lojën që jemi mësuar ta shohim gjatë fraksionit të parë, ndërsa nikoqirët arritën të shënonin një gol.

Mikel Rico harkoi në zonë, ku më lartë kërceu Aritz Aduriz për të shënuar me kokë (27’).

As në pjesën e dytë, vendasit nuk ua lehtësuan punën mysafirëve. Për më shumë, ata ishin shumë të rrezikshëm në rastet e tyre.

Përmendim goditjen e Aduriz pas harkimit të Guillermos që u përplas në shtyllë. Por edhe Bale ishte fantastik me një goditje nga largësia që u ndal në shtyllë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com