Reali fiton derbin ndaj Bilbaos dhe vazhdon në krye të La Ligas (Video)
14:12 | 18 Mars 2017

Real Madridi fitoi si mysafirë i Athletic Bilbaos në La Liga me rezultat 1-2. Ishte një ndeshje e balancuar, por Los Blancos u treguan më të rrezikshëm para portës kundërshtare. Goli i parë në takim erdhi nga Karim Benzema në minutën e 25-të pas asistimit nga Cristiano Ronaldo dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e aprë. Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të Aritz Aduriz barazoi rezultatin. Gjithsesi epërsia e mysafirëve u rikthye nga Casemiro në minutën e 68-të, ku edhe një herë asistoi Ronaldo. Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e parë me 65 pikë, pesë më shumë se Barcelona në pozitën e dytë, kurse Bilbao vazhdon në pozitën e shtatë me 44 pikë. Ndeshja e ardhshme e madrilenëve është ndaj Alaves, kurse Bilbao udhëton te Osasuan. /Telegrafi/
Aurela Hoxha