Reali e Juventusi, e kompletojnë gjysëfinalen

0

Real Madridi dhe Juventusi e kanë kompletuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. “Los Blancos” e prenë biletën për gjysmëfinale pasi e mposhtën Atletico Madridin në çerekfinale, 1:0, falë golit të realizuar në fund të ndeshjes nga Javier Chicharito Hernandez , pasi e mori një top nga Cristiano Ronaldo.

auto_Real1429735086

Loja e parë kishte përfunduar baras, 0:0 dhe goli i sulmuesit meksikan ishte vendimtar për kampionin aktual evropian. Ndërkaq, Atletico luajti me një lojtar më pak në 14 minutat e fundit, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arda Turan.

Image

Ndërkohë, gjysmëfinalen e siguroi edhe Juventusi, të cilit i mjaftoi barazimi në francë me Monacon, për të shkuar tutje. Bianconeri e kishin fituar duelin e parë 1:0 falë golit të arturo Vidal dhe e mbrojtën me kujdes këtë epërsi nga ndeshja e parë çerekfinale.

Real Madridi dhe Juventusi ju bashkohën Barcelonës dhe Bayernit në gjysmëfinale, të cilat i eliminuan Paris-Saint Germainin dhe Porton.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com