Reali e City në garë për yllin e Juventusit

0

Real Madridi e Manchester City janë hedhur në sulm për Leonardo Bonuccin.

Manchester City është duke këmbëngulur sërish për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, i cili ishte afër ta transferohej në Angli verën e kaluar.

Por, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, në garë tani ka hyrë edhe Real Madridi.

La Gazzetta dello Sport raporton se Los Blancos e shohin Bonuccin si zëvendësuesin ideal të Pepes, i cili do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Portugezit i skadon kontrata me Real Madridin në fund të qershorit dhe ende nuk ka sinjale të rinovimit të saj qoftë edhe për një sezon.

Megjithatë si City ashtu edhe Real Madridi, do ta kenë të vështirë t’ia mbushin mendjen mbrojtësit italian, i cili në dhjetor të vitit të kaluar rinovoi kontratën deri në vitin 2021.

Bonucci ka luajtur një rrol shumë të rëndësishëm në sezonin fantastik të Juves, ku deri më tani kanë fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë, derisa janë edhe në kërkim të Ligës së Kampionëve, për ta kompletuar tripletën e famshme.

Bonucci ka bërë 44 paraqitje për Juven këtë edicion, duke shënuar pesë gola.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com