Reali dominon formacionin e javës së dhjetë

0

Reali dominon formacionin e javës së dhjetë

Real Madridi mori kreun e La Ligas pas fitores prej 4-0 në udhëtim te Granada, në një takim ku James shënoi dy gola dhe po ashtu realizuan edhe Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Nga ana tjetër, Barcelona u mposht në Camp Nou (0-1) nga ish-ekipi i Luis Enriques, Celta Vigo, me golin e Joaquin Larrivey.

Edhe në këtë javë shkëlqeu mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, i cili shënoi dy gola në fitoren prej 3-1 kundër Villarrealit.

Kampioni Atletico Madrid u ngjit në vend të tretë falë triumfit (4-2) kundër Cordobas.

Formacioni i javës së dhjetë në La Liga (3-4-3):

Portier: Sergio Alvarez (Celta Vigo).

Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid), Sergi Gomez (Celta Vigo), Shkodran Mustafi (Valencia).

Mesfushorë: James Rodriguez (Real Madrid), Fabian Orellana (Celta Vigo), Koke (Atletico Madrid), Antoine Griezmann (Atletico Madrid).

Sulmues: Nolito (Celta Vigo), Karim Benzema (Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com