Real Madridi një hap kalimit në fazën tjetër të Kupës së Mbretit (Video)
14:50 | 27 Tetor 2017

Real Madridi ka shënuar fitore të pastër prej 0:2 ndaj Fuenlabradas në kuadër të Copa del Rey.

Real Madridi është shumë pranë kalimit në fazën tjetër të Copa del Rey, pas fitores 0:2 ndaj Fuenlabradas, shkruan Gazeta Express. Golat për “Los Blancos” i shënuan Marco Asensio (63’) dhe Lucas Vasquez (80’) – që të dy nga pika e bardhë. Në këtë ndeshje u larguan dy lojtarë me të kuq, Paco Candela për Fuenlabradas në minutën e 80’ dhe Jesus Vallejo për Real Madridin në minutën e 90’të. Ndeshje e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Alba Hoxha