Real Madrid me 12 mungesa ndaj Fuenlabradas
14:50 | 25 Tetor 2017

Real Madrid pritet të luajë me ekipin e dytë ndaj skuadrës së Fuenlabrada.

Fuenlabrada dhe Real Madrid do të përballën nesër, nga ora 21:30, në kuadër të Copa del Rey. Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, në këtë ndeshje Real Madrid pritet të jetë pa 12 lojtarët kryesor. Zinedine Zidane, duke e parë kundërshtarin, ka vendosur që të luajë me ekipin e dytë ndaj Fuenlabrada, përcjell Express. Realit në këtë takim shkaku i lëndimit do t’i mungojnë: Keylor Navas, Carvajal, Kovacic dhe Bale. Kurse, Zidane për këtë takim u ka dhënë pushim yjeve si: Marcelo, Ramos, Kroos, Modric, Isco, Casemiro, Cristiano dhe Benzema.

Alba Hoxha