Reagon Xhaka: Nuk largohem nga Kombëtarja, gjithmonë kuqezi

0

Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri, Christian Panucci, ai do të rikthehet të jetë pjesë e Kombëtares.

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka, ka thyer heshtjen pas shumë kohësh qetësie duke treguar për Top Channel një mesazh sqarues.

Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri, Christian Panucci, ai do të rikthehet të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.

“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, thotë Xhaka. Sa i përket ngjarjes së fundit, futbollisti i përfaqësueses shqiptare e konsideron një keqkuptim që tashmë ka kaluar.

“Dua t’i uroj trajnerit të ri Chrissian Panucci suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Vërtetë nuk do të mundem të jem në këto dy ndeshje, por me shpirt dhe me zemër mbetem gjithmonë brenda kësaj kombëtareje. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”, vijon ai.

Rikthimin e paqes mes Xhakës dhe Panuccit e ka bërë të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp në fillim të këtij grumbullimi, i cili publikisht ka deklaruar se kjo është një çështje e kaluar dhe se Taulant Xhaka është një lojtar i planeve të tij për ndeshjet e ardhshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com