Reagon Shefket Musliu ndaj bastisjeve të cilat jan bërë nënkryetarit të OVL-së, Tefik Abazi.
09:19 | 05 Shkurt 2019
Ish Komandanti i UÇPMB-së ka reaguara ndaj bastijeve të fundit të cilat jan bërë nënkryetarit të OVL-së, Tefik Abazi.

Me shqetësim mora lajmin për bastisjen e shtëpisë së nënkryetarit të OVL-së, Tefik Abazi.
Qasja primitive e shantazhuese ndaj ish ushtarëve të UÇPMB-së, po vazhdon të shprehet nga sistemi qendror i Sërbisë.
Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ishte e pastër si loti, sepse ajo përbëhej nga bijtë më të mirë të Kosovës Lindore, një ndër ta ishte dhe Tefiku.
Mbështes reagimin e OVL-së, për rastin në fjalë, dhe i bëj thirrje për qetësi e maturi.
Në këtë moment historik i bëj thirrje shqiptarëve të qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin.
Bashkë deri në bashkimin me trungun tonë natyral.

Shefket Musliu- ish komandant i UÇPMB-së.

Kejvina Kthella